Deklarata bombe e deputetit te Merkelit ne Tirane Ska negociata arrestoni zyrtaret e korruptuar verifikoni pasurine e gjyqtareve

Deklarata bombe e deputetit te Merkelit ne Tirane: S'ka negociata, arrestoni zyrtaret e korruptuar, verifikoni pasurine e gjyqtareve

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështjet Europiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, deputet i CDU/ CSU (partisë së Merkelit) deklaroi sot në Tiranë se kjo parti do të votojë kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ai tha se Shqipëria nuk i ka plotësuar detyrat lidhur me shtetin e së drejtës. “Duhet të arrestohen zyrtarët e korruptuar si dhe duhet bërë verifikimi (vetingu) i pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, tha ai.

Pjesë nga fjala e deputetit të CDU (partia e Merkelit)

Reforma në drejtësi duhet të zbatohet në mënyrë të qëndrueshme dhe jo vetëm në letër. Ky proces duhet të jetë në përputhje me standardet e BE dhe ky proces përfshin verifikimin e plotë të pasurisë të rreth 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve.

BE duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje luftës ndaj trafikut të drogës. Lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikuat të drogës janë kushte kryesore për ndërtimin e një shoqërie demokratike. Këto duhet përmbushur para se të japim votë pro për çeljen e negociatave. Këto problemi i kemi dhe me Malin e Zi…

Gjithashtu ai veçoi edhe dekriminalizimin si kusht pasi ende tha deputeti gjerman njerëz të inkriminuar mbajnë poste publike. “Ende në Shqipëria ka persona që janë dënuar nga gjykata apo ka urdhër arreste ndërkombëtare që kryejnë funksione publike.

Sipas kryetarit të komisionit parlamentar për çështjet Europiane në Bundestagun gjerman do të pritet progres raporti i 2018 për një vendim për Shqipërinë për negociatat.

“Shqipëria duhet të shfrytëzojë raportin e Pranverës 2018 dhe të plotësojë të gjitha kushtet për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian për integrimin”.

7 kushtet e Gjermanisë për hapjen e negociatave

Kushti i parë: Zbatimi i reformës në administratën publike.

Kushti i dytë: reforma në drejtësi të zbatohet, të mos mbetet në letër.

Kushti tretë: Lufta kundër korrupsionit. “Është veçanërisht e nevojshme që në rastet e korrupsionit të funksionarëve të lartë të jenë ngritur paditë penale dhe të jenë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, tha Krichbaum

Kushti i katërt: lufta kundër korrupsionit dhe lufta kundër drogës

Kushti i pestë: të drejtat e njeriut dhe Shqipëria duhet ende të përmbushë pikat që përmend raport progresi i Komisionit Europian.

Kushti i gjashtë: përmbushja e rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe zbatimin e tyre deri në zgjedhjet e 2017

Kushti i shtatë është dekriminalizimi.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama