Deklarata bombe e Oketes Konsulli grek te shpallet non grata ne Shqiperi

Deklarata bombe e Oketes: Konsulli grek te shpallet 'non grata' ne Shqiperi
Deputeti demokrat tregohet politikani me i guximshem per deklaraten e Ikonomu

Politikani i parë dhe i vetëm që deri tani ka bërë një deklaratë të fortë për ato çka tha konsulli grek në Korçë është deputeti demokrat Gazmend Oketa. Në Komisionin e Jashtëm parlamentar, Oketa kërkoi shpalljen si person “non grata” të konsullit grek në Korçë. Në Komisionin parlamentar për Politikën e Jashtme ishin ftuar për t’u dëgjuar përfaqësues të lartë të Ministrisë së Jashtme, mbi qëndrimin e mbajtur ndaj deklaratave të konsullit grek në Korçë për çështjen e regjistrimit të popullsisë sipas kombësisë. “Personalisht, si deputet dhe si anëtar i komisionit të jashtëm do rekomandoja shpalljen “non grata” të konsullit grek në Korçë”, tha Oketa. Sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Gazmend Turdiu u shpreh se zëri i konsullit grek në Korçë nuk është i veçuar.

“Në këto linja ishin edhe dy deputetë greke, të Janinës dhe Follorinës, që ishin të pranishëm në ceremoni, përfshirë kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule”, theksoi Turdiu. Turdiu vlerësoi qëndrimin e mbajtur ndaj këtyre thirrjeve të kreut të Bashkisë së Korçës, Niko Peleshi, i cili ka kundërshtuar hapur thirrjet greke. Por kreu i Drejtorisë së përgjithshme rajonale konfirmoi se ambasadori grek në Tiranë ka saktësuar se këto janë mendimet individuale të konsullit dhe jo qëndrim i shtetit grek. “Ambasadori konfirmoi se ky nuk është qëndrimi i shtetit grek, por një qëndrim personal që do ketë pasojat e veta. Kjo varet nga qarqet që e kanë dërguar”, tha Berisha. Sipas të dhënave të Ministrisë së Jashtme, ky konsull ka bërë thirrje kundër shtetit shqiptar edhe herë të tjera.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama