David Barrios tenori meksikan sjell muziken dhe shijen klasike latine ne TKOB

TIRANË, 19 Nëntor / ATSH / Klajdi Musabelliu/.- Tenori meksikan David Barrios dhe pianistja hungareze Edina Bak kanë dhënë një koncert mjaft të veçantë në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, ku përveç muzikës klasike jo vetëm meksikane dhe latine, nuk mungoi edhe gastronomia meksikane për të pranishmit të cilët shijuan në fundin e shfaqjes disa prej ushqimeve të kësaj kuzhine.

Në praninë e disa personaliteteve si deputeti i LSI-së qarku Shodër Agron Çela, aktori i madh Reshat Arbana, personazheve të spikatura të ekranit nga vendi dhe mjaft miqve të muzikës klasike, latine dhe jo vetëm, dyshja Barrios-Bak krijuan një atmosferë tejet të ngrohtë dhe romantike, ndërsa këndonin "këngët e dashurisë" në një ndër gjuhët më preferuara nga të dashuruarit.

Paolo Costi, Eduard Coldra, F.Obradors, Maria Grever, Alfonso Esperanza Oteo dhe Manuel M.Ponce ishin emrat e autorëve të prezantuar gjatë koncertit, i cili emocionoi të pranishmit në sallën nr. 2 të TKOB-së.

Interpretimi brilant i tenorit meksikan, David Barrios në shoqërinë e pianistes hungreze Edina Bak, sollën në shfaqjen e ndarë në 3 kohë (3 pjesë) pjesë mjaft të njohura nga repertori klasik latino-italian si "Non t'amo piu" Paolo Cost), "Cancion clasicas espanolas" F.Obradors apo "Panciones mexicanas" Manuel M.Ponce, të cilat emocionuan dhe rrëmbyen zemrat dhe duartrokitjet e të pranishmëve.

Koncerti u zhvillua nën kujdesin e veçantë të Konsullit të Nderit të Shteteve të Bashkuara të Meksikës, Ylli Ndroqi.

/k.m//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama