Dasma e Angjelin Preljocaj sukses absolut ne TKOB

IMG_2049Tiranë, 9 Nëntor/ATSH-Megi Zonja/.- Baleti "Dasma", vënë në skenë nga Angjelin Preljocaj, interpretuar gati 20 vjet më parë, në vitin 1994 ne Teatrin Kombetar te Operas dhe Baletit, ka rezultuar një sukses absolut në Teatrin e Operas dhe Baletit për gjatë tre neteve të shfaqjes se tij më. 7, 8, 9 nëntor ne Tiranë.

Programi është çelur me "La stravaganza", pjesë e repertorit te TKOB dhe ka vazhduar me premierën e "Dasma" një nga krijimet më të frymëzuara drejtpërdrejte nga trashëgimia e shqiptarëve.

Baleti 'Dasma' u realizua nga eksperienca që Angjelin Preljocaj kishte parë në dasmat që organizoheshin në familjen e tij sidomos në Mal të Zi dhe ajo u prezantua pe rgjate tri neteve si një vepër tërësisht shqiptare.

"Shqiptarizmi mund të ndihet jo vetëm aty, por dhe në vepra të tjera të miat. Unë jam thellësisht i lidhur me vendin e origjinës çdo pjesë e imja e vënë në skenë në mënyrë direkte ose jo, reflekton brendinë time dhe origjinën time" është shprehur në lidhje me ketë vepër Angjelin Preljocaj

IMG_2039Përveç elementit të gëzueshëm që ka në çdo dasëm, në balet ndihet një ngarkesë emocionale e madhe sidomos në momentin e largimit të nuses nga shtëpia e saj.

Stafi i baletit ishte, As/Koreograf: Noémie Perlov, Claudia De Smet; Asistente në prova: Alisa Gjoni; Kostumet: Caroline Anteski; Ndriçimi: Jacques Chatelet; Regjia e Ndriçimit: Julien Guerut; Koreologe: Noémie Perlov, Dany Lévêque.

Baleti u interpretua me nje plastike te rrallë dhe qe u duratrokit nga spektatoret qe kishim mbushtur sallen nga Loreta Bala, Odeta Dishnica, Rovena Shqevi, Adela Muçollari, Elda Logo/Ledia Sulaj, Gerd Vaso, Eltjon Merja, Kristi Dushmani, Dion Gjinika, Endri Shkoza/Andi Vrapi.

Drejtori i TKOB. Ilir Kerni tha se " me këtë shfaqje vulosim në teatrin tone një bashkëpunim me një artist shumë të madh. Kjo është një pasaportë që e rendit teatrin tonë, ndër më seriozët në rajon dhe më tej".

IMG_2078Angjelin Preljocaj ishte ne Tirane në maj te vitit të shkuar kur prezantoi dy shfaqje "La Stravaganza" dhe "Royaume Uni". Angjelin Preljocaj, konsiderohet si një nga koreografët më të rëndësishëm në Francë.

Ai ju bashkangjit Baletit të Operës Kombëtare të Paris në vitet '90 dhe udhëheq Kompaninë e tij nga viti 1985. Koregrafia e tij përshkruhet si interpretim i baletit klasik dhe modern.

Angjelin Preljocaj ka lindur në Paris, por nuk harron kurrë të thotë se është shqiptar. Shtëpitë e tij janë: Balshoi Teatër- Moskë, La Scala-Milano, Opera Garnier-Paris, Opera gjermane e Berlinit, New York City Balet, etj.

Preljocaj është koreografi i qindra mijëra duartrokitjeve për shfaqje si, "Borëbardha", "Dasma", "Akrobati", "Katër stinët", "Pranvera" e Stravinskit. Më 1980 shkoi të studiojë në Nju Jork me Zena Rommett dhe Merce Cunningham dhe një ndër mësuesit e tij ishte koreografja amerikane Viola Farber. U bashkua me Dominique Bagouet, para se të themelonte kompaninë e tij "Ballet Prejlocaj" në dhjetor 1984. Koreografia e tij e parë për pjesën "Tregu i zi" (Marche Noir) fitoi çmimin e Ministrisë së Kulturës në Francë. Më pas punoi për "Lotët e Bardhë". Më 1989, kompania e tij shndërrohet në Qendër Koreografike Kombëtare.

IMG_2106Por ai eshtë nderuar me Çmimin e Madh Kombëtar të Dancit nga Ministria franceze e Kulturës në vitin 1992, "Benois de la danse" për "Le Parc" në vitin 1995, çmimin "Bessie Aëard" për "Annonciation" më 1997, "Les Victoires de la musique" për "Romeo dhe Zhuljeta" po më 1997, apo "Globi i Kristaltë" për "Borëbardhën" në vitin 2009. Për veprat e tij, i është akorduar titulli Kalorës, ndërsa në 1998 ka marrë titullin Kalorës i Legjionit të Nderit.

/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama