Dasha Zhukova Abramovich perdor gruan zezake per poltron

Dasha Zhukova Abramovich perdor gruan zezake per poltron

Është e re, e bukur, drejtoreshë e Qendrës së artit kontemporanë “Garage” dhe mbi të gjitha gruaja e miliarderit rus dhe padronit të ekipit të Chelsea, Roman Abramovich. Por këtë herë 32-vjeçarja Dasha Zhukova ka përfunduar në faqet e gazetave të këtyre ditëve për shkak të një fotoje, ku ajo shfaqet e ulur në një poltron të mbështetur mbi trupin e një gruaje me ngjyrë. Kjo e fundit ka qenë e veshur vetëm me të brendshme, dorashka dhe çizme lëkure, të gjitha ngjyrë të zezë.

Fotoja shoqëronte një intervistë të Zhukova, të publikuar në portalin e modës Buro247, të themeluar nga i famshmi Miroslava Duma. Fillimisht Miroslava kishte postuar një foto origjinale në Instagram, nga ku vendosi më pas ta hiqte, sapo nisën komentet kritikuese.

Fotoja ka bërë xhiron e internetit dhe lajmi është pasqyruar në Huffington Post. Claire Sulmers, drejtoreshë e FashionBombDaily.com, ka qenë e para që ka kritikuar imazhet. “Suprimacia e bardhë, e prezantuar në mënyrë të qetë dhe po aq degraduese”, ka qenë komenti i Sulmers. në blogun e saj ajo ka shkruar më tej se: “industritë e modës dhe artit janë paksa bastione të shoqërisë, në të cilët racizmi dhe injoranca pranohen me emrin e krijimtarisë”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama