Danimarka clirohet nga azilkerkuesit

Danimarka 'clirohet' nga azilkerkuesit

Numri i azilkërkuesve ka rënë në mënyrë të ndjeshme raporton gazeta daneze “Politiken”. Tashmë vetëm 5 300 aplikues jetojnë në qendrat e posaçme, karahasur me 6 246 që ishin në shtator. Anna la Cour, drejtuesja e Kryqit të Kuq në Danimarkë, thotë se numri i ulët ka ardhur nga procedimi i shpejtë i kërkesave. Gjithashtu procedimi i shpejtë dhe për sirianët ka bërë që këta emigrantë të shkojnë në vende të tjera për të kërkuar azil.

Policia bën të ditur se, ulja e kërkesave për azil ka të bëjë edhe me numrin e refuzimit të kërkesave në 2013-n. Rreth 2 911 persona u riatdhesuan gjatë vitit të kaluar, numër që është sa dyfishi i vitit 2012.

Vitin e kaluar, sistemi i azilit u vendosur nën presion nga një rritje e papritur e aplikantëve “të keqinformuar” nga Serbia, që dyshohet se kanë aplikuar me besimin se do të merrnin para për t'u kthyer në shtëpi.

Pasi u informuan se një gjë e tillë nuk ekziston, çoi menjëherë në rënie të azilkërkuesve nga Serbia. Në nëntor të 2013, pati vetëm 8 kërkesa nga Serbia, krahasuar me 159 që kishte në shkurt. Kërkesat për azil kanë rënë edhe për Kosovën (65), Shqipërinë (26) dhe Maqedoninë (25).


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama