Cortana është makineria më inteligjente e Microsoft, e cila deri tani ka arritur të bëjë parashikime të sakta mbi ndeshjet e këtij botërori. Ajo ka parashikuar fitoren e Francës dhe Gjermanisë ndaj rivalëve të 1/8, si dhe fitoren e Belgjikës ndaj SHBA-së.
Parashikime nga më të çuditshmet janë parë të bëhen gjatë botërorëve, mbi ecurinë e ndeshjeve të skuadrave. Oktapodi Paul në botërorin e Afrikës së Jugut arriti të jetë i saktë në 12 nga 14 parashikimet e bëra prej tij. Askush tjetër nuk e ka bërë më mirë se ai. Por me daljen e makinerisë inteligjentë të Microsoftit, ky rekord pritet të thyhet.
Deri tani Cortana ka gjetur rezultatet e ndeshjeve të Holandës ndaj Meksikës, Brazilit ndaj Kilit, të Kosta Rikës ndaj Greqisë, të Kolumbisë ndaj Uruguait si dhe ka parashikuar fitoren e Francës e Gjermanisë ndaj rivalëve të 1/8 dhe të Belgjikës ndaj SHBA.
E ndërkohë që bëhen parashikimet, pritet të shihet se si do të ecin ndeshjet këtë botëror, dhe a do e thyejë Cortana rekordin e vendosur nga Paul?!