Coppelia dhe La Stravaganza te ardhurat nga shfaqjet ne ndihme te vogelushit Kristi Maze

TIRANË, 19 Nëntor / ATSH / Klajdi Musabelliu / Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor i bashkohet nismës së shumë qytetarëve për të mbledhur të ardhurat e nevojshme për operacionin e vogëlushit 10-vjeçar Krisiti Maze, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë.

Djaloshi i vogël dhe historia e tij e dhimshme e cila ka prekur, përlotur e rrënqethur qindra shqiptarë të cilët kanë dhuruar deri më sot shuma të konsiderueshme, ka bërë që edhe drejtori i TKOB-së Ilir Kerni t'i bashkohet nismës për t'i ardhur në ndihmë Kristit, teksa Kerni dhe TKOB apelojnë publikisht për pjesmarrjen e publikut në shfaqjet "Coppelia" dhe "La Stravaganza", në datat 21 dhe 22 nëntor ora 19:00, ku Kerni thekson se të ardhurat nga biletat e dy shfaqjeve, do t'i shkojnë në ndihmë vogëlushit.

"Shikimi i Kristit dhe pamundësia ime" shkruan Ilir Kerni në adresën e tij zyrtare në internet, ndërsa shoqërohet deklarata e TKOB-së në të cilën shkuhet: "Urojmë të jeni të shumtë ju që do të vizitoni TKOB-në këtë fundjavë për të ndjekur Coppelia dhe La Stravaganza, jo vetëm për të parë një shfaqje të bukur baleti, por edhe për të dhënë një kontribut të vogël për kurimin e vogëlushit Kristi Maze".

"TKOB i bashkohet nismës së shumë qytetarëve për të mbledhur të ardhurat e nevojshme për operacionin e tij, nëpërmjet dhurimit të të ardhurave të siguruara nga këto dy shfaqje", thekson TKOB../k.m//m.m/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama