Cmimi i cigareve do te rritet me 20 leke me shume

Cmimi i cigareve do te rritet me 20 leke me shume

Nga 1 janari i 2015, akciza e cigareve  pritet të rritet nga 90 në 110 lekë për paketë. Lajmi u bë i ditur sot në mbledhjen e radhës së komisionit të ekonomisë. Gjatë diskutimeve, zëvendësministrja e Ekonomisë, Milva Ikonomi, tha se rritja do të vazhdojë në mënyrë progresive deri në 2017. Në çdo vit 1000 cigare do të kushtojnë 500 lekë më shumë.

Në projektligjin e ri, parashikohet  se nga 1 Janari i 2015, një paketë cigaresh do të blihet 20 lekë më shtrenjtë.  Rritja do të vazhdojë edhe për 2017, ku 1000 copë cigare do të blihen me 6500 lekë.

Ndërkohë në komision u propozua që akciza e cigareve të mos jetë fikse, por në bazë të vlerës së duhanit për të shmangur abuzimet me kompanitë e mëdha.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama