Prej disa muajsh ka nisur një debat i nxehtë politik dhe mediatik, në lidhje me tregun e medikamenteve. Në fakt, tema ka qenë kaq e nxehtë dhe delikate, saqë njohës të mirë të mjekësisë shprehen sot, se edhe “vala” e kontestimit që një pjesë e mediave aplikon ndaj ministrit Beqaj dhe dikasterit që ai drejton, e ka origjinën e padeklaruar tek milionat që i janë hequr industrisë farmaceutike, në formë fitimesh mbi importin dhe shitjen e barnave.Gjithçka ka ardhur nga një politikë e re që ka ndjekur qeveria shqiptare në vitin e fundit, duke marrë disa masa, të cilat kanë çuar gradualisht në uljen e çmimeve të një numri barnash.
Cilat kanë qenë këto hapa?
Ligji i ri i barnave i 2015 përcaktoi se barnat gjenerikë duhet të jenë një përqindje e caktuar më të lirë se barnat origjinatorë (ose patente). Qeveria përcaktoi se gjenerikët nuk mund të jenë më shumë se 80 % e origjinatorëve. Po ashtu qeveria përcaktoi se barnat nuk duhet të jenë më të shtrenjtë se në vendin e origjinës dhe jo më të shtrenjtë se cmimet në Itali, Greqi, Kroaci, Serbi dhe Maqedoni.
Së treti, një efekt mbi uljen e çmimeve të ilaçeve, ka pasur edhe heqja e TVSH prej 10 % për barnat, e cila hyri në fuqi në 1 prill të vitit 2014 si dhe vendosja e marzheve të diferencuara të tregëtimit.
Revista JAVA ka informacione zyrtare se edhe qeveritë ve mëparshme e kanë diotuir se barnat në Shqipëri tregëtohen më shtrenjtë se në Europë. Kështu Ridvan Bode në seancën plenare të Kuvendit dt. 16/12/2010, deklaronte se “Ka rezultuar që, mesatarisht, sipas llojit të medikamenteve, dhe sipas vendeve të ndryshme me të cilët ne komunikuam dhe morëm verifikim faturash, jo thjesht testim çmimesh, dhe i çuam në vendin e origjinës për të pyetur se sa është çmimi respektivisht në këto vende me faturat që kishim në dispozicion, doli që, mesatarisht, çmimet e ilaçeve në Shqipëri ishin nga 25% deri në 60% më të larta sesa vendet anëtare të BE-së,”. Ndërsa në 11 shtator 2013, vetëm 4 ditë para se të fillonte qeveria e re, Drejtoria a Përgjithshme të Doganave i drejtohet Ministrit të Shëndetësisë, për disa subjekte që importojnë medikamente, paraqesin në doganë fatura, të cilat pasqyrojnë vlerën totale të mallit, skonton dhe vlerën e mbetur, ku DPD në llogaritjen e detyrimit doganor nuk është bazuar tek vlera e mbetur, për shkak se skontoja varion në shifra relativisht të larta, nga 20%-70% të vlerës së medikamenteve.
Të gjitha këto lëvizje, shprehen në Ministrinë e Shëndetësisë, kanë prodhuar efektet e para pozitive, në uljen e çmimit të barnave në treg.
Më poshtë po botojmë një listë të barnave që janë ulur për vitin 2015.