Cloak Aplikacioni antisocial qe ju ndihmon te shmangni miqte

Cloak: Aplikacioni 'antisocial' qe ju ndihmon te shmangni miqte

Ndërsa shumica e rrjeteve sociale synojnë t’i lidhin njerëzit, një shërbim i ri kërkon të bashkohet me prirjen në rritje për të bërë të kundërtën dhe për të ndihmuar në shmangien e miqve. Ai quhet Cloak dhe përdor të dhëna nga vendet publike, të marra nga rrjete të tjera sociale, Foursquare dhe Instagram, për të përcaktuar vendndodhjen e të njohurve. Përdoruesit mund të zgjedhin të marrin një njoftim, atëherë kur njerëz të caktuar ndodhen afër tyre. Ky është i fundit në trendin e ri të aplikacioneve “antisociale” ose “sekretive”. 

 

Aplikacionet si “Snapchat”, që fshijnë fotografitë dhe videot disa sekonda pasi ato shikohen, apo “Secret” , që shpërndan mesazhe në mënyrë anonime, po fitojnë popullaritet. Ashtu si WhatsApp-i, një shërbim dërgimi mesazhesh private, i blerë së fundmi nga Facebook për 19 miliard dollarë, tregon një kthim në bërjen e bisedave online privatisht. 

 

Cloak e përshkruan veten si një metodë për “shmangien e ish-ëve, kolegëve të punës, atij djalit që pëlqen të çatojë me ju, pra çdo njeriu që nuk do të donit ta kishit afër.” 

 

Ai u krijua nga programuesi Brian Moore dhe ish-drejtori kreativ i sajtit të lajmeve virale, Buzzfeed, Chris Baker. 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama