Clinton Nese zgjidhem do publikoj faktet per UFO-t

Clinton: Nese zgjidhem, do publikoj faktet per UFO-t

Hillary Clinton është angazhuar se ‘do i shkojë deri në fund’ çështjes së UFO-ve, nëse bëhet presidente e SHBA. Për më tepër, kandidatja demokrate beson se ne mund të jemi vizituar nga jashtëtokësorët.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari për çështjen e UFO-ve, ajo tha se “do i shkoj deri në fund”.

Clinton, që mund të bëhet e para presidente femër në SHBA, nëse zgjidhet në nëntor, tha se do dërgojë një ‘task force’ në atë që njihet si Zona 51- një bazë top-sekret në Nevada, ku besohet se qeveria amerikane po ripërdor teknologjinë e marrë nga alienët.

John Podesta, kreu i fushatës së saj, më herët ka bërë thirrje që të publikohen të gjitha dosjet e UFO-ve, që “amerikanët të marrin vesh të vërtetën”.

Vitin e shkuar, Bill Clinton tha për një TV amerkan, se nuk do habitej nëse alienët vizitojnë Tokën, por shtoi se “nuk dua që kjo të ndodhë në Ditën e Pavarësisë”.

Ai tha se e ka parë atë që njihet si Zona 51, por shtoi se “atje nuk ka alienë”.

E pyetur për komentet e të shoqit, Hillary tha: “Mendoj se mund të jemi vizituar nga alienët. Nuk e dimë me siguri”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama