Cilat jane femrat me te lumtura?

Cilat jane femrat me te lumtura?

Sipas një studimi të botuar nga gazeta “Sex Research” femrat pornostare janë më të lumturat. Studimi ka nxjerrë se ato kanë nivele më të larta vetëvlerësimi, ndjesi pozitive, mbështetje sociale, kënaqësi seksuale dhe shpirtërore më të lartë se femrat jashtë kësaj industrie. Gjithashtu sipas studimit pornostaret kanë pasur më shumë ngacmime seksuale se femrat e tjera qysh në fëmijëri.

Hulumtimi është kryer nga studiuesit e femrave nga Universiteti Shippensburg, Universiteti i Texas, dhe Fondacioni "Adult Industry Medical Healthcare". Në studim janë përfshirë 177 gra mes moshës 18 dhe 50 vjeç, të cilat ishin paguar të paktën një herë për të filmuar një skenë seksi.

Nga studimi i yjeve të pornos rezultonte se mesatarja e karrierës së tyre ishte 3,5 vjet. Pornostaret kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale shumë më herët se femrat jashtë kësaj industrie, në moshën 15 -vjeçare.

Sipas studimit ato kanë pasur të paktën 75 partnerë krahasuar me mesataren 5 që kanë femrat jashtë industrisë së tornos. Një nga arsyet e lumturisë së këtyre ” aktoreve” duket se është mungesa e tabuve dhe e kufizimeve shoqërore.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama