Cigaret me mente me te demshmet

Cigaret me mente, me te demshmet

Cigaret me mente dëmtojnë shëndetin më shumë se sa cigaret normale. Në këtë përfundim kanë mbërritur ekspertët e Agjencisë së Ushqimit dhe Barnave në Shtetet e Bashkuara.

Agjencia FDA (Food and Drug Administration) tha se cigaret me mente janë po aq toksike dhe të dëmshme për shëndetin sa edhe cigaret normale, por ndryshimi është se nisja e duhanpirjes me to është shumë herë më e lehtë se sa nisja me cigare normale dhe lënia, shumë herë më e vështirë.

Cigaret me mente janë një pjesë e rëndësishme e industrisë së duhanit, sidomos në Shtetet e Bashkuara ku gjejnë një treg të gjërë.

Por pavarësisht këtij përfundimi, FDA tha se nuk do të ndalojë shitjen e tyre, të paktën për momentin. Agjencia tha se do të kryhen këshillimet e nevojshme për të dalë në një vendim në një kohë të mëvonshme.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama