Cigaret elektronike me shume kancer se ato normale

Cigaret elektronike, me shume kancer se ato normale

Që cigaret mund të shkaktojnë kancer dhe të vrasin kjo është një gjë e ditur botërisht, madje edhe ata që e pijnë duhanin janë mëse të bvindur. Por sipas një studimi të fundit cigaret elektronike mund të vrasin më shumë se cigaret normale. Cigaret elektronike kanë dalë si një alternativë e atyre normale dhe si një opsion për të lënë duhanin.

Por studimi i fundit thonë se ato mund të shkaktojnë më shumë kancer se një duhan normal. Cigaret elektronike lëshojnë më shumë formaldehidë, një lloj substance e cila shkakton kancer. Testimet janë kryer në disa lloje cigaresh elektronike dhe rezultatet kanë qenë të ngjashme. Sasia e formaldehidës që lëshojnë ato është më e madhe se gjithë cigaret normale. “Është një flamur i kuq, një alarm për përdorimin e cigareve elektronike”, tha  Stephen Hecht, një kërkues për kiminë dhe duhanin në Universitetin e Minesotas.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama