Cfare po pergatiste Hitleri ne keto tunele ne Austri?

Cfare po pergatiste Hitleri ne keto tunele ne Austri?

Një producent filmash ka gjetur prova që në Austrinë e sipërme ka disa tunele, ku nazistët po bënin eksperimente për një armë sekrete. Menjëherë në qarkullim ka dalë fjala “bombë atomike”. Austriaku Andreas Sulzer thotë se bëhet fjalë për një qendër atomike. Fakt është që Hitleri kishte ngritur një rrjet gjigand me tunele në këtë zonë.

Kur mbërritën rusët, ato u hodhën në erë. Në vitin 2002, qeveria austriake nisi një projekt për betonimin e tyre. Më shumë se 60 mijë të burgosur ishin dërguar në këtë zonë. Ata ndërtuan një fabrikë të nëndheshme. 40 mijë prej tyre humbën jetën duke punuar. Objekti është 45 mijë metër katror dhe quhej Bergkristall B8.

Aty janë ndërtuar edhe pjesë për avionë. Por niveli i lartë i rrezatimit ka nxitur dyshimet se aty mund të jenë bërë prova për armët bërthamore. Shumë shkencëtarë janë sjellë në atë zonë. Dokumentet e nazistëve, të siguruara nga Zeit, nuk flasin për ndonjë projekt të tillë. Megjithatë kjo nuk e përjashton plotësisht këtë mundësi. Një gjë është e sigurt: Bergkristall nuk është hetuar plotësisht.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama