Cfare nenkupton E-ja e zeze?

Cfare nenkupton E-ja e zeze?

Obelisku Newborn në qendër të Kosovës është gdhirë ndryshe në përvjetorin e shtatë të Pavarësisë. Shkronja E është bërë e zezë. Sipas deputetit të Vetëvendosjes, Fisnik Ismajli, që e ka ideuar këtë obelisk, shkronja E është bërë e zezë për shkak të Eksodit, Ekonomisë dhe EULEX-it.

“Edhe një herë, NEWBORN reflekton realitetin kosovar: ka nisë me u nxi, në një kaos ngjyrash në kërkim të shpresës. Në kërkim të ndjenjës që e patëm sot 7 vjet ma parë, e të cilën s’kemi çare pa e kthye një ditë. Urime”, shkruan Ismajli në Facebook. Sot shteti i Kosovës feston përvjetorin e 7-të të Pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008, në një seancë solemne, Kosova u shpall shtet i pavarur.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama