Cfare gjuhe ka folur Jezu Krishti?

Cfare gjuhe ka folur Jezu Krishti?

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu kryqëzoi shpatën verbalist me Papa Françeskun sa i takon çështjes se çfarë gjuhe mund të ketë folur Jezu Krishti. Në vendin ku ka jetuar Jezusi, përdoreshin disa gjuhë.

“Jezusi ishte këtu, në këtë tokë. Ai ka folur hebraisht”, i Netanyahu Papa Françeskut në takimin publik të mbajtur në Jeruzalem. “Aramaik”, ndërhyri Papa. “Ai ka folur aramaik, por dinte edhe hebraisht”, u përgjigj kryeministri izraelit.

Është pranuar gjerësisht ekzistenca e Jezusit, edhe pse historikisht ngjarjet e jetës së tij janë ende shumë të debatueshme. Por, historianët e gjuhëve mund të hedhin dritë se çfarë gjuhe mund të ketë folur ai. Si Papa ashtu edhe kryeministri izraelit kanë të drejtë thotë Dr Sebastian Brock nga Universiteti i Oksfordit.

Por thotë se duhet sqaruar se hebraishtja ishte gjuha shkencore dhe e shkrimit të tij, ndërsa si gjuhë të përditshme mund të ketë folur aramaik dhe në Bibël thuhet se ai ka folur këtë gjuhë. Në atë kohë, arabishtja nuk kishte ardhur në Palestinë, por latinishtja dhe greqishtja ishin të zakonshme në kohën e Jezusit. Nuk ka të dhëna të qarta që Jezusit mund të ketë shkruar në ndonjë gjuhë. Në ungjill ai ka shkruar në rërë dhe nuk dihet se në çfarë gjuhe. Jezusi mund të ketë pikturuar, thotë Brock.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama