Ndonese Zadeja gjithcka e percolli tek shqiptaret per te cilet edhe shkruante, dic la "te fshehur"! Per te qene ne kesi ditesh kur kremtohet ky 80-vjetor lindjeje nje premiere absolute. Nese ngutesh te pyesesh te birin e Ceskut, Albanin, a ruajne muret e shtepise se tij ndonje partiture qe nuk eshte publikuar per t'u interpretuar me pare...ai rreket te pergjigjet. Eshte nje veper, por eshte e paperfunduar". Mandej rrefen se eshte muzike dhome, kuartet. Ata e kane lene ashtu, te paprekur sic vite me pare e la ati i tyre. Ndersa ajo qe duket se e gezon se tepermi te birin e Zadese se paperseritshem, eshte se ne piano te kuartetit te paperfunduar do te luaje Delina, bija e Ceskut, me emrin e se ciles ka pagezuar edhe baletin e krijuar vitet me pare.
E pambaruar! Keshtu duket se merr nje domethenie edhe me te madhe kjo veper e fundit te Cesk Zadese, a thua se koha u tregua e padrejte me te. U shua i ri mjeshtri, rreth te shtatedhjetave, kur ende mund te ishte ne kulmin e krijimtarise se tij.
Historia e Artit Shqiptar padyshim qe s'mund te kete kuptim pa te. Pasi veshtire te gjendet nje gjini muzikore e levruar ne vendin tone, pa gjurme te krijimtarise se Zadese. Jo vetem simfonia ne Shqiperi "lindi" me te, por edhe muzika skenike shkoi me tej, ajo e dhomes e muzika vokale dhe instrumentale.
Dhe ne kremtimin e ketij jubileu, nje pjese e mire e krijimeve te tij nder vite, do te flasin serish ne gjuhen e skenes. Gjithcka nis me baletin "Lumi i vdekur", i cili do te shfaqet ne skenen e Teatrit te Operes dhe Baletit mbremjen e 8 qershorit, sipas romanit me te njejtin titull te Jakov Xoxes. Enkas per kete ringjitje ne skene ka ardhur dirigjenti Bujar Llapaj. Mandej do te vijohet me nje sere koncertesh qe vijne si bashkepunim mes Akademise se Arteve dhe Orkestres Simfonike te RTSH-se. Ndonese i biri eshte nje prej organizatoreve te ketyre koncerteve me rastin e jubileut, shprehet se, "Ne gjetem rastin dhe ne bashkepunim edhe me institucionet e tjera, mundem qe ne kete 80-vjetor lindjeje te rikujtohen ato c'ka ai ka lene pas ne muziken shqiptare". Duke u ringjitur edhe nje here ne skenen shqiptare me te arrirat vepra te muzikes shqiptare.
Ndersa, koleget, gjithcka mund te bejne, eshte te mbajne gjalle muziken e tij duke e ngjitur ne skene. Zhani Ciko, drejtor i TKOB-it shprehet se, "Zadeja eshte klasiku i madh i muzikes shqiptare. Dhe nese 10 vjet me pare kur ai i shua, orkestra e RTSH-se luajti per nje kohe te gjate pjese te krijuara prej tij, edhe ne kete jave gati-gati po ndodh e njejta gje. Jo me kot ka ardhur enkas per "Lumin e vdekur" dirigjenti Bujar Llapaj dhe partitura e kesaj opere tanime eshte e dixhitalizuar". Ndersa Edmond Zhulali thekson se, "vepra e tij eshte unikale e mbi te gjitha e shtrire ne shume fusha, jo vetem ne kompozicion por edhe ne pedagogji".
E duke mbetur tek pedagogjia, Isak Shehi ka gjetur te udhes te pohoje se, "ne Akademi po rishikohet literatura shqiptare, e hapi tjeter do te jete rifutja e saj ne programin mesimor me gjere se sa eshte momentalisht". Pasi sipas tij, vitet qe kane shkuar duket se kane ndergjegjesuar edhe me tej, per ate c'ka perfaqesojne vlerat tona.
Nje jave me Cesk Zadene
Baleti "Lumi i vdekur" - 8 qershor
Muzika: Cesk Zadeja
Libret & koreografi: Agron Aliaj
Skenografi & kostume: Taulant Pustina
Dirigjent: Bujar Llapaj
Koncert i muzikes se dhomes -13 qershor
-Kuintet i tunxhit, suite nga baleti "Delina"
-Introduksion
-Vallja e luleve
-Pranveres
-Kuintet i frymes "Zadeja"
-Piani kuartet (e pa mbaruar)
-Sonata per violine
Koncert i orkestres se RTSH -14 maj
-Suite simfonike (improvizim popullor, mendim, valle)
-Vajzat e qytetit te gurte (suite baleti)
-Suite me tema te filmit "Skenderbeu"
-Koncert per piano e orkester
-Oh c'eshte ky tregim (aria e Katerines nga opera "Dasma")
-Kenge popullore e perpunuar per orkester
Koncert i Orkestres Filarmonike te A. Arteve - 15 maj
Tri skica simfonike (maj 1996)
-Largeto
-Prelud
-Allegro Moderato
Simfonia No (1956)
-Allegro Moderato
-Andate con espressione
-Allegro vivo
-Sostenuti, Allegro Moderato
Jeta e nje kompozitori
Kompozitori Cesk Zadeja lindi ne Shkoder me 8 qershor 1927. Veprimtaria e tij artistike e ka zanafillen ne moshe te re, ne shkollen franceskane qe ishte nje vater kulture e atyre viteve. Ne vitet 1942-1943 studioi per trombin ne Konservatorin e "Santa Cecilias" ne Rome dhe ne vitet 1945-1947 kreu detyren e redaktorit muzikor ne Radio Shkodra. I pergatitur per jeten artistike muzikore dergohet per studime ne Konservatorin Shteteror te Moskes "P. I Cajkovski" (1051-1956), ku diplomohet per kompozim. Me 1957-en krijon Ansamblin e Kengeve dhe Valleve Popullore, dhe me 1962 eshte themelues i deges se kompozicionit me themelimin e Konservatorit Shteteror per te vijuar me Institutin e Larte te Arteve mandej. Ndersa drejtoi artistikisht per disa vite Teatrin e Operes. La nje pasuri te madhe ne perpunimet per soliste, kor dhe orkester dhe mbi 120 kenge popullore, shume prej te cilave te krijuara nga ai. Baleti "Delina"; "Shqiponja sypatrembur"; "Lumi i vdekur"; "Vajza e qytetit te gurte" dhe shume skena koreografike u krijuan nga ky artist. Te shumta jane edhe krijimet muzikore ne filmat artistike, ku spikat muzika te "Skenderbeu".
Anisa Ymeri - Gazeta Koha Jone











