Celet panairi i 5-te i Punesimit dhe Studimit

Celet panairi i 5-te i 'Punesimit dhe Studimit'

Është çelur sot edicioni i pestë i Panairit “Work And Stady”, i cili do të mbahet në ambientet e Muzeut Historik, në datat 3-4-5 Tetor. Panairi organizohet nga Dhoma e Tregtisë në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.

Të pranishëm në ceremoninë e hapjes së panairit, ishin ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla dhe ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj.

Nikolla vlerësoi këtë hap të ndërmarrë dhe deklaroi se ky panair është një mundësi e mirë për t'u orientuar drejt tregut të punës:

“Është një event që starton, duke i dhënë jetë një bashkëpunimi të fortë që do të mundësojë orientimin drejt tregut të punës dhe duke i paraprirë me një orientim cilësor drejt tregut të dijes. Ju siguroj që kjo qeveri është aty për të mësuar një histori të re që lidhet me suksesin e punës. Fillesat e këtij orientimi të ri për të përshtatur tregun e punës kanë filluar me sistemin tonë parauniversitar me një kurrikul ku i orienton nxënësit. Ajo që është e rëndësishme, po punohet për të adresuar një cilësi të re, për një program që orienton suksesin në tregun e punës, atë program që shoqëria ka nevojë për punë”, u shpreh Nikolla.

Të njëjtin mendim ndau edhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, i cili përgëzoi Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, që sipas tij “është kthyer në epiqendrën e një tregu që bashkon punëkërkuesit me punëmarrësit”.

Në fjalën hyrëse të tij, kreu i Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jaka u shpreh se ky aktivitet përçon një sinjal pozitiv tek rinia shqiptare për t’u orientuar drejt zhvillimit ekonomik të vendit:

“Ky panair ka filluar para 5-vitesh qëllimin që kërkesa dhe oferta të koordinohen ashtu si duhet dhe rinia dhe sipërmarrja të gjejnë atë çfarë i nevojitet vendit tonë. Panairi ekspozon arritjet e tij. 2013 ka qene me statistika dhe shifra shpresëdhënëse, shifrat ishin realisht që i jepnin një optimizëm rinisë shqiptare. Kësaj radhë është një panair ku MAS dhe MMSR kanë rritur interesin e të rinjve”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama