Celet panairi Dita e Veres 2015

Celet panairi 'Dita e Veres 2015'

Panairi “Dita e Verës 2015″, që organizohet me rastin e festës tradicionale të Ditës së Verës, u çel sot në qytetin e Elbasanit. Panairi organizohet nga Bashkia e Elbasanit, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, dhe në të do të prezantohen biznese nga vendi dhe rajoni.

Kreu i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, e vlerësoi si mjaft të rëndësishëm panairin, duke e cilësuar si një mundësi mjaft të mirë për të gjitha bizneset që prezantohen.

Festimet për Ditën e Verës në qytetin e Elbasanit do të fillojnë në datën 13 mars në mbrëmje, ku Bashkia ka bërë të mundur organizimin e një koncerti festiv të titulluar “Dita e Verës, Festë”, i organizuar në teatrin  “Skampa”, për të vijuar më pas me një koncert të madh festiv në sheshin “Gensher”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama