Celet festivali ballkanik i femijeve mungon Serbia

Celet festivali ballkanik i femijeve, mungon Serbia

Qyteti bregdetar i Durrësit do të presë fëmijët e rajonit, në kuadër të Festivalit Ballkanik të Fëmijëve "Fest Loja".  Festivali, i cili mbledh grupet e fëmijëve nga të gjitha shtetet ballkanike dhe me gjerë, përfshin veprimtari sportive dhe artistike, duke nxjerrë në pah vlerat e lojërave popullore dhe valleve folklorike të vendeve përkatëse.

Këtë vit në Durrës kanë mbërritur grupet e fëmijëve nga Kosova, Bullgaria, Rumania, Mali i zi, Bosnjë Hercegovina, Turqia, Maqedonia, por mungon grupi i fëmijëve nga Serbia. Në aktivitet janë prezantuar vetëm fëmijët e minoritetit serb që jeton në Kosovë. Organizatorët pohojnë se shtetit serb i është dërguar si çdo vit ftesa për të qenë pjesë e këtij festivali ballkanik, por në momentet e fundit ata kanë anuluar pjesëmarrjen në këtë festival.  Ky është viti i dhjetë i organizimit të këtij aktiviteti në Durrës, event ku do të shpalosen vlerat e rralla të folklorit dhe traditat e trevave që përfaqësojnë grupet e ardhura nga i gjithë Ballkani.

 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama