Celet edicioni i 14-te i DokuFest-it ne Prizren

Celet edicioni i 14-te i 'DokuFest'-it ne Prizren

Në Prizren të shtunën mbrëma u çel “DokuFest”-i, festivali tradicional ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër.

Edicioni i 14-të është hapur me filmin “Those Who Feel the Fire Burning” i Morgan Knibit, me temë migrimin.

“Tema qendrore e festivalit në këtë vit është migrimi dhe do të shënohet me një numër ngjarjesh, duke përfshirë një program filmi të kuruar në mënyrë të veçantë, diskutime në panel dhe punë tashmë tradicionale”,  tha drejtori artistik i “DokuFest­”-it, Veton Nurkollari, në ceremoninë e hapjes që u mbajt në kinemanë “Lumbardhi”.

Të zgjedhur nga një numër rekord prej mbi 3000 aplikimesh, gjatë nwntw ditwve (8-16 gusht) festivali do të prezantojë 228 filma nga 43 vende në 6 programe garuese dhe një numër programesh të posaçme.

“Në të gjashtë garat e festivalit do të jenë disa emra të njohur, kineastë të shquar dhe nga ata që rikthehen, por gjithashtu edhe një numër i mirë filmbërësish të rinj, ambiciozë dhe super të talentuar”, u shprehën organizatorët.

Sipas tyre, sivjet do të prezantohen një numër rekord filmash shqip nga filmbërës që jetojnë dhe punojnë në Shqipëri, Kosovë dhe jashtë. Festivali do t’i bëjë homazh njërit prej kineastëve më të mëdhenj botërorë, Albert Maisles, me shfaqjen e gjashtë filmave të tij.

“DokuFest” e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit në një kryeqytet filmi çdo verë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama