Celesi i jetegjatesise Gjumi per meshkujt vitamina B6 per femrat

Celesi i jetegjatesise: Gjumi per meshkujt, vitamina B6 per femrat

Gjumi është përcaktues për jetëgjatësinë e meshkujve dhe vitaminat e zarzavatet për atë të femrave, tregoi një studim i realizuar nga Universiteti Monash, në Australi. Në realizimin e studimit u përdorën të dhënat e grumbulluara nga mbikqyrja e imtësishme e 1 865 meshkujve dhe femrave, nga Instituti Ushqimor Studimor i Tajvanit, në vitet 1999-2000. Pas punës voluminoze të kryer, profesori Mark Wahlqvist arriti në përfundimin se gjumi luan një rol më përcaktues në shëndetin e gjinisë mashkullore.

 

"Orare të kufizuara apo të papërshtatshme gjumi, si dhe pagjumësia lidhen në mënyrë të drejtëpërdrejtë tek obeziteti, diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe lodhjen, të cilat ndikojnë në mënyrë të drejtëpërdrejtë tek jetëgjatësia", deklaroi Wahlqvist. Nga ana tjetër, gratë janë më të imunizuara ndaj gjumit të pamjaftueshëm, por më të ndjeshme nga dieta ushqimore. Përsa kohë midis ushqimeve të konsumuara ndodhen me shumicë vitamina B6 apo zarzavate, gratë kanë një probabilitet shumë më të madh për të jetuar gjatë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama