Carmina Burana / Shfaqja e sukseshme e Youri Vàmos ne TKOB

TIRANË, 7 Tetor/ ATSH-Megi Zonja/.-­"Carmina Burana", produksioni madhështor me muzikën sugjestionuese të Carl Orff, e ngjitur në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit me koreografi e hungarezit të famshëm Youri Vàmos, ka rezultuar sukses për publikun kryeqytetas.

Në një sallë të mbushur nga publiku, i cili ishte ulur edhe në shkallët e TKOB-së, Orkestra e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Kori, Solistët dhe Trupa e Baletit, kanë intepretuar me emocion shfaqen e cila si temë qëndrore të koreografisë së Vamos, solli qëndrimin e njeriut ndaj ligjeve të natyrës,

Emra si Eriona Gjyzeli, baritoni Carlo Checchi, kontratenori Safet Berisha, balerinët Adela Muçollari, Ledia Sulaj, Kristi Dalipi, Ervis Nallbani, Kristi Dushmani, Erald Zela, Eltjon Merja, Besi Skura, Dion Gjinika,Jonida Onuzi dhe Rovena Shqevi nën drejtimin ekzekutiv të Vamos dhe dirigjentit Desar Sulejmani, dirigjentit të korit Dritan Lumshi, ndriçimin e Klaus Gärditz, baletmaestër Alisa Gjoni, dhe korit të vajzave drejtuar nga Bujar Alliu, kanë emocionuar të pranishmit ne salle.

Suksesi i vazhdueshem i Youri Vamos trokiti dhe në kryeqytet në datat 4 dhe 7 tetor, ku me sa duket formula e tij "magjike ajo e ruajtjes se subjekteve tradicionale duke i mbajtur gjithmonë të reja për kohën, dha një impakt mjaft pozitiv.

­"Tirana ka zbarkuar në Tob publik i ulur edhe tek shkallët . "Carmina Burana" plot, me mirë se për një ndeshje futbolli... ­" ka shkruar Drejtori i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Ilir Kerni në një status te tij në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar disa fotografi të artistëve gjatë shfaqes dhe sallës së tejmbushur të TKOB-së.

"Carmina Burana" do të shfaqet edhe nesër ora 19:00 në TKOB.

/m.z/f.n/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama