Caji cudiberes! 8 efektet pozitive te cajit te zi

Caji cudiberes! 8 efektet pozitive te cajit te zi

Në ditët e sotme çaji i zi përbën një ndër preferncat kryesore të njerëzve, kjo si rezultat i përfitimeve shëndetësore që ai sjell. Sa më shumë të oksidohen gjethet e çajit, aq më aromatik do te jetë ai dhe aq e lartë do të jetë përmbajtja e kafeinës. Aroma e çajit të zi ka veti që të rezistojë për kohë më të gjata, krahasuar me të gjitha format e çajit. Përsa i përket përfitimeve shëndetësore të çajit të zi vlen të përmenden:

Zhvillimi i sistemit kardiovaskular


Studiuesit shprehen se konsumi i çajit të zi parandalon sëmundjet kardiovaskulare si rezultat i antioksidantëve si flavonoidet që gjenden të çaji i zi. Ato bëjnë të mundur parandalimin e oksidimit të kolesterolit të keq. Dëmtimi në sistemin e qarkullimit të gjakut dhe muret e arteries reduktohen dhe për rrjedhojë dhe semundjet e zemres do te reduktohen. Në të njëjtën formë përmbajtja e magnezit dhe polifenolëve reduktojnë rrezikun e sëmundjeve koronare të zemrës duke mbajtur muskujt e zemrës të shëndetshëm dhe aktiv.


Parandalon kancerin


Antioksidantët si polifenolet që gjenden te çaji i zi ndihmojnë në parandalimin e formimit të qelizave kancerogjene duke reduktuar në këtë formë rrezikun e shfaqjes së kancerit të zorrës së trashë, prostatës, ovarian, te mushkrisë ose të fshikzës. Përbërja e njohur me termin TF-2 që gjendet te çaji i zi, nxit sulmin ndaj qelizave kancerogjene, duke reduktuar mundësinë e kancerit oral te personat që konsumojne duhanin. Çaji i zi paranadalon rritjen apo formimin e tumoreve malinje.

Nxit sistemin imun


Ështe e rëndësishme që ju të keni një sistem imun të fortë në mënyrë që të mund të luftoni viruset apo bakteret e ndryshme që tentojnë të futen në trupin tuaj duke shkaktuar sëmundje. Substanca të njohura si tanina dhe që gjenden te çaji i zi kanë veti të luftojnë viruse si temperatura, i ftohti, dizenteria ose hepatitet. Antigjenet alkamine që janë prezente te çaji i zi nxisin përgjigjet imune të trupit. Çdo person duhet të konsumojë 3 deri në 4 filxhan çaji të zi në ditë për të reduktuar inflamacionin si dhe patogjene të dëmshme.


Çaji i zi kunder diabetit


Përbërësit naturalë të çajit luftojnë sheqernat në gjak dhe i shpërbëjnë ato. Ulja e sheqerit në gjat lufton diabetin tip-2. Madje studimi vërtetoi se edhe nëse i shtoni qumësht çajit tuaj, efekti mbi diabetin do të jetë i njëjtë. Por nga të gjithë çajrat më i preferueshmi për luftimin e diabetit është çaji i zi. Çaji i zi ul ndjeshëm nivelin e glukozës në gjak.


Çaji mbron kockat


Nuk është vetëm qumështi ai që ndihmon në formimin e kockave të forta. Një studim që ka krahasuar personat që pinë dhe ata që nuk pinë çaj, ka zbuluar se personat që kanë pirë çaj për 10 vjet ose më shumë, kanë kocka më të forta, pavarësisht moshës, peshës, ushtrimeve fizike apo edhe pirjes së duhanit.

Çaji të jep një buzëqeshje të ëmbël


Të pish çaj të bën mirë edhe për dhëmbët. Është sheqeri që ne i shtojmë, ai që mund të prishë efektin e çajit si zbardhues dhëmbësh. Provoni të pini çaj pa sheqer dhe do të shihni se është po aq i dobishëm sa larja e dhëmbëve.

Redukton stresin

Çaji i zi, ka aftësi t’ia mundësojë trupit tonë të këndellet pas situatave steresuese. Në fakt konsumimi i këtij çaji nuk parandalon stresin por, veprimi i tij fillon gjysmë ore pasi të konsumohet, thonë hulumtuesit.


Ndihmon në nxirrje


Ajo çfarë ju nevojitet është thjesht çaji i zi. Në një tenxhere me ujë që zien vendosni rreth 10 bustina çaji të zi. Lëreni për pak minuta deri sa uji të marrë një ngjyrë të errët. Mbushni një shishe me këtë ujë dhe ajo çfarë ju mbetet është thjesht të lyeni trupin. Dilni në diell dhe brenda disa ditësh ju do të dukeni sikur keni bërë një verë të tërë plazh.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama