Një muaj më parë (02 maj 2012), ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në Ambasadën e Çadit në Paris kishte zhvilluar një takim me Ministrin e Jashtëm të Çadit, Moussa Faki Mahamat. Në këtë takim, ministri Hoxhaj, kishte marrë konfirmimin nga homologu i tij, që Republika e Çadit shumë shpejt do të publikojë vendimin për njohjen e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Njohja e Republikës së Çadit vjen në kohën kur Ministria e Punëve të Jashtme dhe institucioneve tjera të përfshira në procesin e njohjeve, po bëjnë përpjekje maksimale për përmbylljen e plotë të këtij procesi. Çadi ndodhet në pjesën qendrore të Afrikës Veriore. Çadi në veri kufizohet me Libinë, në lindje me Sudanin, në jug me Republikën e Afrikës Qendrore, në jug-perëndim me Kamerunin e Nigerinë dhe në veri-perëndim me Nigerin. /E. K./