CIA pranon zyrtarisht se fshihej pas grushtit te shtetit ne Iran

CIA pranon zyrtarisht se fshihej pas grushtit te shtetit ne Iran

CIA ka pranuar për herë të parë publikisht se fshihej pas grushtit të shtetit të viti 1953 në Iran që solli rrëzimin e presidenti të zgjedhur në zgjedhje demokratike, Mohammad Mosaddeq. Në dokumentin e nxjerr nga lista e dokumenteve sekrete tregohet edhe përfshirja e Britanisë, e cila ka kërkuar që informacioni të mos bëhet publik.

Dokumenti është publikuar 60 vjet pas kësaj ngjarje, që shpesh është përdorur nga iranianët si dëshmi e ndërhyrjes së perëndimit në punët e brendshme.

“Grushti ushtarak që rrëzoi Mosaddeq dhe kabinetin e Frontit Kombëtar u organizua nën direktivat e CIA-s si një akt i politikës së jashtme të SHBA-ve, menduar dhe miratuar nga niveli më i lartë i qeverisë”, shkruhet në dokumentin me titull “Lufta për Iranin”.

Dokumenti i CIA-s është publikuar në faqen e Universitetit të Uashingtonit, që përshkruan në detaje se si SHBA-të dhe Britani ndihmuan zbatuan grushtin e shtetit, për zbatimin e të cilit pagoi 5 milionë dollarë.

Britania ishte e interesuar për rrëzimin e Mosaddeq, pasi e shihte atë si kërcënim serioz të interesave strategjike dhe ekonomike pasi tentoi të shtetëzonte kompaninë anglo-iraniane të naftës të njohur më vonë si BP. Britania kishte nevojën e SHBA-ve për të realizuar këtë. Administrata e Eisenhowr-it u bind lehtësisht për këtë.

CIA mori një vendim të tillë pasi i druhej një ndërhyrjeje të mundshme të Bashkimit Sovjetik, që do të pushtonte Iranin nëse kriza përshkallëzohej deri në dërgimin e luftë-anijeve nga ana e Britanisë, ashtu siç mund të vepronte edhe tre vjet më vonë kur Egjipti shtetëzoi Kanalin e Suezit.

Grushti i shtetit solli në pushtet, Mohammad Reza Pahlavi, që u bë aleat i afërt me SHBA-të. Ai u rrëzua në vitin 1979 nga revolucioni islamik, ku drejtuesit e ri shpallën gjendje lufte me SHBA-të.

Sekretarja e Shtetit në SHBA, Madeleine Albright, në përpjekje për të riparuar marrëdhëniet e krisura me Iranin pranoi në vitin 2000 se SHBA-të “luajtën një rol domethënëse” në rrëzimin e Mossadegh dhe e cilësoi grushtin e shtetit “pengesë për zhvillimin politik të Iranit”. Presidenti Barack Obama bëri të njëjtën gjë pas marrjes së detyrës në vitin 2009 por që rezultoi një përpjekje e pasuksesshme për pajtimin me Iranin.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama