Burri e rreh qeni kthehet bashke me shoket dhe i shkaterron makinen

Burri e rreh, qeni kthehet bashke me 'shoket' dhe i shkaterron makinen

Thonë që nuk duhet t’i ngacmosh qentë kur flenë. Injorimin e kësaj këshille, i kushtoi shtrenjtë një burri në Kinë. Ai ishte duke u kthyer me makinë për në shtëpinë e tij në Chongqing, kur pa se një qen që ishte shtrirë pikërisht në vendin e tij të preferuar të parkimit. Kështu që e përzuri duke e goditur për të vendosur aty makinën e vet.

Gjithsesi, për qenin duket se çështja s’do të mbetej me kaq. Ai u kthye pak më vonë bashkë me disa ‘shokë’ dhe nisë hakmarrjen, duke kafshuar nga të gjitha anët llamarinën, fshirësen e xhamave dhe pasqyrat e makinës së agresorit. Vandalizmi i qenve u fotografua nga një fqinj, i cili të nesërmen në mëngjes i tregoi burrit se nga kush i kishte dhuratë shenjat e të kafshuarave në makinën e tij.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama