Britania votoi per lufte kunder ISIS. Rreth 67 laburiste tradhetojne partine votojne pro Cameron

Britania votoi per lufte kunder ISIS. Rreth 67 laburiste tradhetojne partine, votojne pro Cameron

Parlamenti britanik ka votuar të autorizojë sulmet ajrore kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik në Siri. Në fund të votimit nisja e sulmeve mori 397 nga 223 që e kundërshtuan.

Kryeministri David Cameron ka argumentuar se aksioni kundër “monstrës mesjetare” është ishte i ligjshëm dhe do të “mbajë vendin tonë të sigurt”. Udhëheqësi laburist Jeremy Corbyn tha se nuk është rasti për luftë , – por partia e tij u nda, dhe disa figura të larta të laburistëve votuan pro qeverisë, pas debatit 10 orësh. Sekretari i Jashtëm Philip Hammond ka thënë se për fillimin e sulmeve ajërore do të vendoset “shumë shpejt”, duke nënkuptuar të enjten.

BBC vlerëson se 67 deputetët laburist, duke përfshirë disa anëtarë të kabinetit hije, votuan me qeverinë për të mbështetur sulmet. Sekretari i Jashtëm Shadoë Hilary Benn u duartrokit gjerësisht nga deputetët, veçanërisht në grupin Konservator. Në një fjalim plot pasion, ai tha se komuniteti ndërkombëtar ishte “përball me fashistët dhe atë që ne dimë për fashistët është se ata duhet të mposhten”.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama