Bresheri ne koke / Diskutime dhe ekspozita mbi karikaturat si deshmi te kohes se diktatures

TIRANË, 14 Tetor / ATSH / - Në kuadrin e aktiviteteve të "Tetorit Gjerman", organizuar nga ambasada e Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, në sallën "Abret" ne Hotel Tirana International të enjten e 15 tetorit ora 18:00 do të zhvillohet një aktivitet ndryshe, i cili nëprëmjet një ekspozite dhe diskutimesh, nën titullin "Breshëri në kokë", do të sjellë qendër të vëmëndjes karikaturën dhe rolin e saj si dëshmi të kohës në mësimin e historisë së periudhës së diktaturës komuniste.

Aktiviteti i Fondacionit Hanns-Seidel (HSS) dhe CEAPALNET i përgjigjet pyetjes se si janë përdorur karikaturat në Shqipërinë e atëhershme për të tejçuar përfytyrimet e reduktuara për botën dhe për të konsoliduar stereotipet dhe imazhin për armiqtë.

Mes pjesëmarrësve do të jenë karikaturistë, që do të informojnë se nën cilat korniza të hekurta kanë punuar në atë kohë.

Aktiviteti synon t'u tregojë në veçanti mësuesve dhe pedagogëve rrugët mbi mundësinë e përfshirjes së karikaturave apo dëshmive të tjera të kohës në mësimin e historisë së periudhës së diktaturës komuniste.

/k.m/ /a.ke/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama