Bresheri demton avionin frike mes udhetareve ne Madrid-Buenos Aires

Bresheri demton avionin, frike mes udhetareve ne Madrid-Buenos Aires

Një stuhi kaq të madhe breshëri në ajër, vështirë se do ta harrojnë 230 pasagjerët që udhëtonin me avion të martën pasdite nga Madridi (Spanjë) në Buenos Aires (Argjentinë). Avioni i kompanisë ajrore spanjolle, “Air Europa”, është “bombarduar” nga kokrra të mëdha akulli në 25.000 këmbë lartësi (7.620 metra). Paniku në bord ishte i pashmangshëm, por pavarësisht nga ankthi, pjesa e përparme dhe xhamat e kabinës së pilotazhit, u dëmtuan shumë rëndë. Piloti i avionit arriti të ulej i sigurt në aeroportin ndërkombëtar të “Ezeiza”-s, në periferi të Buenos Airesit. Fotoja e postuar në “Twitter” flet vetë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama