Botohet studimi per gjuhen shqipe ne Bullgari E folmja shqipe ne fshatin Mandrica

Akademia-e-ShkencaveTIRANE, 18 Tetor/ATSH/- Mbështetur në materialet dhe studimet e studiuesve shqiptarë, studiuesi bullgar Prof. Ludmill Stankov ka ndërmarrë një hulumtim të ri të së folmes shqipe të Mandricës (Bullgari) dhe ka përgatitur një monografi me titull "E folmja shqipe në fshatin Mandrica".

Akademia e Shkencave e Shqipërisë bën të ditur se në bazë të studimeve të Dhimitër Shuteriqit dhe Mahir Domit (me rastin e 100-vjetorit të lindjes së tyre), Akademiku Mahir Domi dhe Akademiku Dhimitër Shuteriqi kanë pasur marrëdhënie të ngushta kolegjiale me dijetarët bullgarë të fushës së shkencave filologjike.

Autori bullgar vlerëson të dy këta dijetarë të shquar, të cilët njihen edhe për kërkimet dialektologjike në fshatin Mandrica të Bullgarisë, i themeluar në fillim të shekullit XVIII prej mërgimtaresh shqiptarë nga Vithkuqi, të cilët kanë ruajtur brez pas brezi gjuhën shqipe dhe shumë elemente të kulturës popullore shqiptare.

Lidhur me botimin e vet të fundit. Prof. Stankov shpreh konsideratën dhe mirënjohjen për Prof. Emil Lafe, për mbështetjen dhe orientimin me vlerë të jashtëzakonshme.

Monografia prej 230 faqesh pritet të botohet nga Universiteti i Sofjes dhe është një kontribut për zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve akademike ndërmjet dy vendeve tona. /a.gegvataj/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama