Bosch Mungesa e kompromisit cenoi axhenden e integrimit

Bosch: Mungesa e kompromisit cenoi axhenden e integrimit
Raporti vjetor i Prezencës së OSBE-së në Tiranë është i përbërë nga tone negative për sa u përket zhvillimeve të fundit politike në vend. Në raportin e lexuar dje në Vjenë në selinë kryesore të këtij institucioni ndërkombëtar, nga ambasadori Robert Bosch, theksohet se klima politike është karakterizuar nga mosmarrëveshja, si pasojë e kontestimeve të PS-së për zgjedhjet e kaluara parlamentare. Po kështu theksohet se si pasojë e kësaj klime ka ardhur edhe bojkoti parlamentar i PS-së, gjatë sesionit të shkuar parlamentar, i cili ka sjellë edhe mosmiratimin e disa nismave të rëndësishme ligjore.

“Megjithëse një axhendë legjislative është mbajtur gjatë vitit të shkuar, sidomos në fusha thelbësore që kanë të bëjnë me procesin e liberalizimit të vizave, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, reformën ekonomiRaporti vjetor i Prezences se OSBE-se ne Tirane eshte i perbere nga tone negative per sa u perket zhvillimeve te fundit politike ne vend. Ne raportin e lexuar dje ne Vjene ne seline kryesore te ketij institucioni nderkombetar, nga ambasadori Robert Boschke dhe policinë gjyqësore, mungesa e dialogut politik ka penguar mundësinë e ligjvënësit për të miratuar disa ligje të nevojshme për të çuar përpara axhendën e integrimit”, theksohet në raportin e paraqitur nga përfaqësuesi i OSBE-së në Shqipëri, Robert Bosch. Në këtë kuadër në raport theksohet se OSBE ka nxitur klasën politike shqiptare që të gjejë të njëjtin nivel vullneti politik që arritën të gjenin për të miratuar ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, megjithëse këto ndryshime nuk u mirëpritën aspak nga partitë më të vogla. Kështu OSBE thekson se palët politike duhet të jenë të kujdesshme për të bërë përmirësimet e nevojshme për këtë proces, sepse edhe pritshmëria e publikut është e madhe.

“Rekomandimet e ODIHR-it dhe sugjerimet e tjera për përmirësimin e mëtejshëm të sistemit duhet të zbatohen sa më shpejt. Pas 20 viteve të gjata tranzicioni, publiku shqiptar pret që udhëheqësit e tij politikë t’i japin fund kapitullit të zgjedhjeve të kontestuara”, theksohet në raport. Kritika ky raport përmban edhe për sa i përket sistemit gjyqësor në vend. “Gjyqësori shpesh mund t’u nënshtrohet ndërhyrjeve të jashtme dhe, me gjithë deklaratat publike rreth nevojës për të përzgjedhur gjyqtarët më të mirë të mundshëm, emërimeve dhe transferimeve në gjyqësor shpesh u mungon transparenca e mjaftueshme”, konstaton përfaqësia e OSBE-së në Shqipëri.

Nga ana tjetër ndonëse raporti thekson se Gjykata Kushtetuese ka fituar një pavarësi në rritje që nga viti 2005 dhe kjo duhet parë si një zhvillim pozitiv, në këtë raport kërkohet që të korrigjohet edhe shkelja e dispozitës kushtetuese për emërimin brenda një viti të gjashtë anëtarëve të kësaj gjykate. Nga ana tjetër me tone pozitive vlerësohet puna e Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, por kërkohet edhe përkushtimi i këtij institucioni dhe prokurorisë për dosjet e disa zyrtarëve të lartë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama