Borziloku bima qe kuron semundjet

Borziloku, bima qe kuron semundjet

Borziloku është një lloj bime, e cila ka shumë përbërës që luftojnë një numër sëmundjesh. Ai mund t'ju ndihmojë që të shpëtoni prej shumë problemeve shëndetësore. Më poshtë jepet një listë e problemeve shëndetësore që lufton kjo lloj bime:

Ethet: Lëngu i borzilokut është shumë i dobishëm dhe ju ndihmon në largimin e etheve.

Gripi: Ta përtypësh borzilokun me stomak bosh ndihmon në kapërcimin e gripit dhe të ftohtit.

Dhimbjet e fytit: Vloni disa gjethe borziloku në ujë dhe përdoreni atë për shpërlarje të gojës në rast se keni një dhimbje fyti. Ajo është shumë e dobishme edhe për pacientët që vuajnë nga astma dhe bronkiti.

Dhimbjet e kokës: Dhimbjet e kokës për shkak të nxehtësisë janë shumë të zakonshme. Kështu që krijoni një pastë nga gjethet e kësaj bime dhe aplikojeni atë në ballin tuaj. Efektet e saj ftohëse patjetër që do ju bëjnë të ndiheni të relaksuar dhe të qetë.

Probleme me dhëmbët: Përzieni gjethet e thata me vaj mustarde për të krijuar një pastë. Masazhoni mishrat e dhëmbëve tuaj me këtë pastë apo përdoreni atë për t'i pastruar dhëmbët tuaj çdo ditë, do të ju ndihmojë në largimin e erës së keqe të gojës dhe sumundjeve të ndryshme dentale.

Pickimi i insekteve: Pickimi nga insektet është shumë i zakonshëm veçanërisht gjatë sezonit të verës, kështu që rrënja e kësaj bime mund të aplikohet në atë zonë ku ju kanë kafshuar insektet, për t'ju shëruar.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama