Born in the 90´s Explore the past create the future! Shpallen 10 fituesit e konkursit

TIRANË, 23 Tetor / ATSH / Një mbrëmje e paharrueshme ka rezultuar ajo për 10 të rinj falë krijimeve të tyre, ku nën titullin e konkursit "Born in the 90´s - Explore the past, create the future!" shpallur që në fillim të muajit qershor, në finale u kurorëzuan fitues në kategori të ndryshme si "Ese dhe letërsi", "multimedia" dhe "arte figurative".

Jurinë e përbërë prej emrave si analisti Fatos Lubonja, artisti Ardian Isufii, drejtoresha Biblotekës Kombëtare Persida Asllani, fotografi Bevis Fusha, Eol Çashku dhe gazetari Eno Popi, vlerësuan punën e 10 fituesve dhe gjithë konkurrentëve të tjerë nga mbarë Shqipëria që ishin prezent në sallën e Ambasadës Gjermane, të cilëve ju dhuruan disa aparatë telefonikë smartphone.

Iniciativën e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC), me mbështetjen e Ambasadës Gjermane dhe Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, e përshëndeti edhe ambasadori gjerman, Hellmut Hoffman, i cili theksoi në fjalën e rastit rëndësinë dhe domosdoshmërinë e projekteve të tilla në Shqipëri dhe shprehu se "shteti gjerman do vazhdojë të kontribojë në projekte të tilla duke ofruar dhe përvojën e ngjashme gjermane".

Nga ana tjetër Zv-Ministrja e Mirëqënjes Sociale dhe Rinisë, Gentjana Sula, theksoi rëndësinë që kanë këto projekte që nxisin të rinjtë të jenë reflektues për të shkuarën dhe të tashmen e vendit.

Në fjalën e saj, Jonila Godole, drejtoresha e IDMC, u shpresh se konkursi e arriti qëllimin e tij duke nxitur mbi 200 të rinj shqiptarë, të lindur në vitet 1990 të reflektonin mbi të shkuarën ish komuniste.

/k.m/ /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama