Bomba atomike qe (nuk) shpertheu shpetoi Ameriken nga nje katastrofe

Bomba atomike qe (nuk) shpertheu, shpetoi Ameriken nga nje katastrofe

Sipas një skenari, që mund të kishte qenë plotësisht shkatërrues, Shtetet e Bashkuara evituan një katastrofë nukleare në vitin 1961, kur një bombë atomike thuajse u shkatërrua në ajër, pas rënies nga një bombardues tip B-52 që shpërtheu në ajër, shkruan agjensia ruse e lajmeve, RT. 

Sipas “Washinton Post”, incidenti ndodhi në 21 janar, 1961, më pak se 20 vjet pas hedhjes së bombave atomike në Nagasaki dhe është shpjeguar më tej në një raport të deklasifikuar të publikuar nga Arkivat e Sigurisë Kombëtare.

Kur pajisja ajrore e Forcave Ajrore Amerikane u përplas, dy bombat ranë drejt Karolinës së Veriut. Parashuta e njërës prej armëve nuk arriti të hapej dhe avioni u përplas dhe e kaloi bombën në gjendjen “e armatosur”, në kohën kur ajo u përplas në tokë. Për fatin e mirë të Karolinës së Veriut, shkatërrimi i avionit dëmtoi edhe butonin e nevojshëm për shkaktimin e shpërthimit.

RT njofton se janë zbuluar dokumente që tregojnë se 3 nga 4 butona sigurie në bombën tjetër nuk funksiononin, që do të thotë se "vetëm një teknologji e thjeshtë, me voltazh të ulët ishte ajo që ndau Shtetet e Bashkuara nga një katastrofë madhore”.

Bomba përmbante një ngarkesë prej katër megatonesh, ku secili mund të krijonte shpërthime 260 herë më të fuqishme se ai që ndodhi në Hiroshima.

Para publikimit të dokumenteve të lidhura me incidentin në Goldsboro, në Karolinën e Veriut, qeveria amerikane e kishte mohuar pretendimin se armët e saj nukleare e kishin vënë kombin në rrezik.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama