Blushi qeverise Borxhe per luks spashe nje meter rruge ne 2 vjet

Blushi qeverise: Borxhe per luks s'pashe nje meter rruge ne 2 vjet

Deputeti i maxhorancës Ben Blushi është shfaqur sërish kritik ndaj qeverisë, madje me shumë se sa vetë opozita, duke iu referuar nivelit të borxhit.


 
Blushi tha se Shqipëria ka nivelin më të lartë të borxhit në rajon, dhe këto para nuk shkojnë për investime por për vepra luksi. Zëvendësministri i Financave tha se është rritur borxhi , por kjo ka ardhur dhe si pasojë e gjendjes që qeveria gjeti financat.



"Kjo është arsyeja që ranë nga pushteti këta, e di pse? Se morën më shumë borxh se ç'mund të paguanim ne. Pse e morëm ne gjithë këtë borxh, vetëm për arsyet e tyre? Por këta ranë nga pushtetit, ranë pra se e çuan borxhin mbi 60 %, dhe ishte norma në atë kohë Saliu ka ndryshuar ligjin e buxhetit. Atë kohë ne thamë që borxhi të jetë nën 60 %. Pra ti vjen sot mbas tre vjetësh dhe më thua, jo mo vlla do të kishim marrë dhe pak më shumë se kemi marrë shumë më pak. Me çfarë e paguani këtë borxh ju ja trashëgoni brezave? Për çfarë? Për të ndërtuar çfarë, çfarë po bëni sot?

 

Çfarë po bëni sot në Shqipëri me këtë borxh, paguani rrogat? Po nuk mund të marrim borxh për të paguar rrogat. Po ndërtoni çfarë? Ka dy vjet që nuk bëhet asnjë metër, asnjë metër rrugë. Ku shkojnë pra lekët, për çfarë marrim borxh ne, për rroga, për pensione? Po në qoftë se ne marrim borxh për pensionet ky shtet ka falimentuar se vetëm kulla dhe shatërvanë po bëni. Merrni borxh për shatërvanë ju? Për fasada, për stadiume, për kulla, për pishina? Këto janë borxhi që po paguajmë ne. Më thoni një metër rrugë se nuk po shoh asnjë metër rrugë prandaj ta përmenda dje atë. Keni marrë borxh për pishina se po bëhet pishinë në Durrës e di. Me borxh. Po nuk ka vend që merr borxh për të marrë pishinë. Ka vend që merr borxh për punë të mëdha po jo për pishina, as për kulla, as për stadiume, as për palestra dhe kjo nuk quhet punë. E di çfarë quhet kjo? Lluksokraci", - tha Blushi.



Ky debat u shënua në komisionin e Jashtëm kur po diskutohej buxheti i vitit të ardhshëm dhe posaçërisht ai për Ministrinë e Punëve të Jashtme. Sërish opozita ngriti shqetësimin për situatën e taksave , por deputeti Aldo Bumçi debatoi me kryetaren e komisionit Arta Dade sa i përket imazhit të Shqipërisë dhe reformave të qeverisë.



Ministri i Jashtëm Ditmit Bushati bëri një panoramë të prioriteteve të institucionit që ai drejton për vitin 2016 e që kanë të bëjnë me diplomacinë rajonale, projektet e përbashkëta me Kosovën, NATO apo dhe SHNA. Bushati tha se parashikohet të ngrihet konsullata dixhitale, ndërsa për këtë ministri parashikohet 0.16 përqind e buxhetit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama