Blerjet online qeveria ul limitin nga 150 ne 22 euro

Blerjet online, qeveria ul limitin nga 150 ne 22 euro

Teksa blerjet online sa vijnë e po bëhen më të preferuara nga konsumatorët shqiptarë, Ministria e Financave po planifikon që të ulë ndjeshëm kufirin e blerjeve, mbi të cilin paguhen taksa, duke e lënë atë të mjaftueshëm, vetëm për të blerë një bluzë.


Një nga ndryshimet në paketën fiskale, që është hedhur për diskutim me bizneset parashikon ndryshimin e kufirit të pataksueshëm për blerjet online ose dërgesat duke e ulur atë nga 150 euro në 22 euro. Ky veprim, sipas financave, bëhet për të shmangur në këtë mënyrë konkurrencën e pandershme të subjekteve tregtare që importojnë dhe shesin produktet e tyre në vend, duke paguar të gjitha taksat dhe tatimet në import.
Në mes të vitit 2014, qeveria kishte vendosur që të gjithë ata që blejnë online dhe u vjen produkti me postë nga jashtë vendit, do të paguajnë taksë në rast se vlera e mallit do të kalojë 20 mijë lekë dhe jo 10 mijë lekë, siç ishte më parë.


Nëse kalohet kufiri i taksueshëm, atëherë blerësi paguan gjithsej si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH 2.4% taksë doganore). Kjo nënkupton se nëse miratohet ndryshimi, për të gjitha blerjet mbi 22 euro, individët duhet të llogarisin që çmimet do të jenë 22.4% më të shtrenjta.


Ndonëse vitet e fundit ka pasur rritje të ndjeshme të blerjeve online, burime nga kompanitë postare pohojnë se së fundi është vënë re një frenim i tyre për shkak të krizës së konsumit.


Sipas të dhënave të INSTAT, dërgesat e pranuara (kolipostat) e ardhura në Shqipëri në tremujorin e tretë të vitit 2015 (periudhë kur blerjen online arrijnë zakonisht kulmin) kanë rënë me rreth 60 % në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në këtë tremujor, në Shqipëri kanë ardhur 9 mijë copë, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ato kanë qenë 17 mijë copë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama