Bing i hap lufte Google-s

Bing i hap luftë Google-s

Motori i kërkimit të Microsoft-it, Bing, ka çuar ‘luftën’ kundër Google në një nivel tjetër me një fushatë të quajtur ‘Don’t Get Scroogled’.

google vs bing Bing i hap luftë Google s

Faqja e lëshuar nga të Mërkurën nga kompania sulmon Google për praktika jo të pandershme kur vjen puna tek shoppingu online. Bëhet fjalë për në fillim të 2012-s kur Google filloi të detyrojë të gjitha dyqanet online që të paguanin që produktet e tyre të shfaqeshin në rezultatet e kërkimit.

“Sigurisht, ata thonë se kërkimet tuaja radhiten sipas rëndësisë, por e vërteta është se Google i shet rezultatet e shopping-ut,” paralajmëron Bing në një video. “Ata të “Skruglojnë” ty duke bazuar rezultatet e kërkimit në sa para ate marrin vetë. Mos bje pre e ‘Skruglimit’, ndodh që mund të mos merrni çmimet më të mira dhe kualitetin më të mirë.”

Kjo nuk është hera e parë që kompania Bing sulmon Google. Në Shtator Bing solli një lloj ‘sfide’ për të gjithë perdoruesat e Internetit, të quajtur “Bing It On Challenge”. / K.H. – Tech.Al/


http://www.tech.al/bing-i-hap-lufte-google-s/

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama