Bild artikull per cudine shqiptare

'Bild' artikull per cudine shqiptare

“Mercedes”-it të sajuar nga një qytetar shqiptar, gazeta gjermane “Bild” i kushton një shkrim. Në vend prej kohësh transmetohej një video ku një çift bashkëshortësh shiheshin duke udhëtuar mbi një tricikël, të transformuar në një “Mercedes Benz”.

Gazetari Fric Bajer iu përgjigj thirrjes së një shoferi autobusi në Tiranë, për të kthyer vështrimin drejt një “Benzi” ngjyrë argjendi, të kthyer në një tricikël.

"Bild" shkruan se burri, që drejtonte “Mercedes”-in e përgjysmuar sikur të ishte motoçikletë, duket shumë krenar, ndërkohë që gruaja i kishte hedhur dorën mbi krah.

“Mercedes” 190 u prodhuan në Gjermani nga dhjetori i vitit 1982 deri në gusht të vitit 1993. Gjatë kësaj periudhe u prodhuan 1.8 milionë të tillë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama