Big Bang zbulohen gjurmet e ekspansionit kozmik

'Big Bang', zbulohen gjurmet e ekspansionit kozmik

Shkencëtarët besojnë se kanë mbledhur prova se universi, 14 mld vjet më parë, pas aktit të tij të lindjes përmes shpërthimit të ‘Big Bang’ pësoi një zgjerim të menjëhershëm të ashtuquajtur inflacioni kozmik që zgjati vetëm disa fraksione sekondash.

Për herë të parë, studiuesit besojnë se kanë arritur të bien në gjurmët e sinjalit të inflacionit kozmik (të shkaktuar nga përhapja shumë  e shpejtë e trupave qiellorë) në hapësirë, një provë kjo që përforcon akoma më tepër teorinë e ‘Big Bang’ mbi origjinën e universit.

Sinjali është arritur të kapet falë instrumenteve të një teleskopi me mikrovalë të quajtur ‘Bicep2’ i vendosur ne Polin e Jugut.

Sipas John Kovac, njërit prej shkencëtarëve të Universitetit te Harvardit, kapja e këtij sinjali përbën një nga zbulimet kozmike më spektakolare të kohëve tona.

Deri më tani inflacioni kozmik njihej vetëm si një hipotezë e nevojshme për të justifikuar gjeometrinë dhe strukturën e universit që shohim sot, ku e gjithë materia është e organizuar duke iu bindur të njëjtave rregulla.

Sipas studiuesve, nëse të dhënat e mbledhura nga ‘Bicep2’ do të konfirmohen edhe nga grupe të tjera studimesh, atëherë me siguri që zbulimi në fjalë do të marrë çmim ‘Nobel’.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama