Bienalja Nderkombetare e Akuarelit dhe Klik Ekspo Group mbremje festive dhe ndarje cmimesh ne Pallatin e Brigadave

almarina klik gala (1)TIRANË, 21 Nëntor / ATSH - Klajdi Musabelliu / Artistët e Binelales Ndëkombëtare të Akuraleit, Klik Ekspo Group, Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, dhe Cirku Kombëtar i Tiranës, zhvilluan gjatë mbrëmjes një festë të gërshetuar zhanerash artistikë në Pallatin e Brigadave, ku përveç emocioneve, nuk munguan dhe vlerësimet për figua të shquara nga Klik Ekspo Group.

Pasi dëgjuan himnin kombëtar nën tigujt e trombave të Orkestrës së TKOB-së, të pranishmit në Pallatin e Brigadave trokitën gotat me njëri tjetrin, dhe veçanërish me të ftuarit special të mbrëmjes si Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro,biznesmeni dhe politikani kosovar Behgjet Pacolli dhe Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.almarina klik gala (2)

4 çmime të tjera u ndanë gjatë mbrëmjes nga Klik Ekspo Group, ku "Shqiponja e Artës" ju dha drejtorit të TKOB-së, Ilir Kerni, regjisorit Spartak Pecani, Shpend Krujës (pas vdekjes) dhe artistit që realizoi në akurel portretin e Dritëro Agollit, Atanur Dogan.

Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor gjatë mbrëmjes festive, prezantoi me anën e një sfilate artistike gjithë arsenalin e tij popullor dhe klasik, ku pas pasarelës dhe valleve të artistëve të ansamblit, u zhvillua edhe një koncert klasik.

almarina klik gala (5)Cirku Kombëtar më pas, i shtoi ritmin mbrëmjes me anën e performancave të artistëve, të cilët u duartrokitën nga të pranishmit, të cilët gjithashtu shkrepnin fotogafi dhe realizonin edhe video me anën e aparatëve telefonikë.

Ndërsa pranë fundit të gjihë të pranishmit, artistët shqipëtar dhe të huaj, ata të ansamblit dhe cirkut u kapën për dore në vallëzimin e muzikës tradicionale shqipëtare, ku muzika popullore u shijua mjaft edhe nga të huajt. /a.g/


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama