Betejat ligjore te Apple dhe Samsung

Betejat ligjore te Apple dhe Samsung
Titanët e smartphone-ve Apple dhe Samsung vijojnë betejën ligjore për produkte për të cilat të dyja palët pretendojnë se kanë patentën. Beteja e radhës mes tyre është zhvendosur në Gjermani lidhur me aplikacionin VoiceOber. Ky aplikacion u mundëson një përdorim më të lehtë personave të verbër. Apple e ka vendosur atë në iPhone. Kur VoiceOver është i aktivizuar, telefoni të thotë se cfarë po shtypet në ekran.

Samsung pretendon patentën e VoiceOver dhe për këtë kompania koreano-jugore ka paditur atë amerikane në një gjykatë në Gjermani. Në seancën e radhës, gjyqtari i cështjes vendosi të pezullojë cështjen përsa kohë është në shqyrtim një padi e Apple ndaj Samsung, padi e cila mund të rrëzojë të gjithë pretendimin e këtij të fundit.

“Për dekada tashmë ne kemi investuar dhe jemi pionerë të zhvillimit teknologjik, sidomos në fushën e telefonave mobil, punë që është reflektuar vazhdimisht në produktet që kemi hedhur në treg. Pavarësisht këtij vendimi, ne mendojmë që Apple ka shkelur patentën tonë dhe do të kërjojmë të merren të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur pronën tonë intelektuale”, thuhet në deklaratën e Samsung.

“Lufta” mes dy kompanive nisi që pas prezantimit të Galaxy nga ana e Samsung. Apple paditi kompaninë aziatike për shkelje të të drejtave. Një vendim i gjykatës amerikane i dha të drejtë Apple, por një padi e ngritur në Korenë e Jugut nga ana e Samsung, vendosi të kundërtën.

Artikujt e fundit


Reklama

Reklama