Berisha deshiron Europianin De Biasi i ka thene jo

Berisha deshiron Europianin, De Biasi i ka thene 'jo'

Besart Berisha është futbollisti më në formë në Australi në vitet e fundit dhe natyrisht që ka tërhequr edhe vëmendjen e e të gjithëve pas 6 vitesh mungesë në Kombëtare.

I kontaktuar nga gazetari B. McKay, Berisha ngulmon që prioritet është klubi i Melbourne Victory dhe me pas, kur te mbarojë sezoni është i gatshëm për Shqipërinë.

“Ekziston mundësia,” – thotë Berisha. “Po mbaroi sezoni këtu dhe me thërrasin do u them po vij”. Ndërkaq trajneri i tij Kevin Muscat me humor i thotë të ruaje energjitë për kampionatin australian ndërsa Berisha me seriozitet e konfirmon që me kryesorja është klubi.

Gjithsesi trajneri De Biasi në një konferencë për shtyp para sfidës miqësore ndaj Gjorgjisë konfirmoi se Besart Berisha nuk do të thirret në Europian.

“Besart Berishën nuk e kam në plane, nuk ka ardhur më parë dhe nuk do të vijë më”, theksonte De Biasi një muaj më parë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama