Ish- kryeministri Sali Berisha deklaroi në FB se Erion Veliaj dhe Edi Rama kanë bashkëpunuar me të për të rrëzuar nga pushteti Fatos Nanon në vitin 2005.
“Por le te kthehemi pak tek mohimi i nga ana e tij i bashkepunimit me Ramen, te njohur nga te gjithe per te rrezuar Fatos Nanon, madje edhe duke perqeshur me koreografi te kushtueshme martesen e tij te dyte, nderkohe qe Rama ishte vet ne martesen e katert. Me kete rast detyrohem ti rikujtoj Veliajt jo vetem bashkepunimin e tij me Ramen, por bashkepunimin e tij dhe te Rames me mua, brenda dhe jashte vendit, per rrezimin e Nanos. Ne dosjen e ketij bashkepunimi te frutshem ekzistojne dokumenta te shumta. Po i rikujtoj ketij zotrie, qe do tani te fshihet mbrapa mashtrimit, se harrove sheshet plot me militante te PD qe te brohorisnin ne mitingjet anti-Nano saqe te dukej vetja legjendar.
Ti dhe mund te harrosh kete bashkepunim, por asnjeri tjeter, pavaresisht nga qendrimi aktual qe mban, nuk e mohon ate, madje as sheshet me memorien e tyre historike nuk e harrojne ate. Po qe se do dokumenta te tjera, dosja e bashkepunimit eshte plot. Ndaj te keshilloj te mos e fallsifikosh historine, tjeter je ti si person dhe tjeter eshte veprimi politik. Ky veprim eshte historik, mos mendo ta fallsifikosh per interesa te gares elektorale. Une personalisht nuk ndjehem sot aspak krenar per ate bashkepunim, theksoj dhe nje here te frutshem, por as nuk e mohoj dhe as nuk jam i penduar!” shkruan Berisha.