Berisha Metes Jep doreheqjen ne te mire te shqiptareve

Berisha, Metes: Jep doreheqjen ne te mire te shqiptareve

Pas rikthimit në seancën e parlamentit, opozita nuk ka pranuar të ulet në vendet e saj dhe po mban të bllokuar foltoren. Ish –kryeministri Berisha deklaroi se parlamenti ngjan sot me një zonë krimi. Kryeparlamentari Meta ndërhyri disa herë duke thënë veç të tjerash se Berisha mezi priste të ndodhte brenda mazhorancës. Por Berisha iu përgjigj duke thënë se ai nuk funksionon sipas këtij mekanizmi. Ish –kryeministri tha se në këtë moment kritik për vendin është në interes absolut të të gjitha forcave politike serioze në vend që t’i japim ligjit mundësinë të zbatohet. Ky është kushti minimal në interes të çdo shqiptari, u shpreh ai.

“Çdo gjë që mund t’ju ndodhë ju, nuk do të keni hetues prokrorin, por Saimir Shullazin, i cili do të bëjë hetimin, komunikimin etj. Prandaj ai doli mbrëmë pasi e përpunoi Bamin e tij dhe përbalti nga Prokurori i Përgjithshëm e poshtë të gjithë botën, për të shpëtuar Ilir Metën. Situata është kritike. Çfarë kërkojmë ne. Ne kërkojmë që Ilir Meta, si i akuzuari kryesor, për një akuzë që nuk është dëgjuar për 25 vite me radhë, të heqë dorë nga posti dhe të vihet në dispozicion të hetimeve. Për ne, politikisht, sa më gjatë ta mbani, aq më shumë do të kundërmojë. Ne nuk kemi interesa partiake në këtë rast, por vetëm intersa të të gjithë shqitparëve. Nuk ka sot kryetar parlamenti të akuzuar në këtë mënyrë. Mos shfrytëzo votat e krimit, jep dorëheqjen", deklaroi Berisha.

Meta iu kundërpërgjigj duke thënë: "Unë për ty bëj gjithçka, por jo për Shkëlzen Berishën. Për atë e kam dhënë njëherë, por nuk jap për se dyti. Po beson Tom Doshin dhe prokurorinë". Duke përdorur një shprehje të kryeministrit Rama, Meta tha se këto janë përrallat e supergjyshit që ia tregon supermbesës. Ai tentoi disa herë ta shfaqte Berishën si të çekuilibruar, pasi iu drejtua Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, duke i thënë "t'i sjellë ilaçet doktorit".

Në replikë ish -kryeministri tha se opozita shqiptare do ta rrëzojë murin e krimit dhe të korrupsionit.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama