Ish-kryeministri Berisha i kërkoi kryetarit të Kuvendit të mbledhë kryesinë dhe të ndryshojë rendin e ditës së punimeve dhe të shtyjë buxhetin, në përputhje me kërkesat e protestuesve që janë grumbulluar në dyert e parlamentit. Berisha tha se protestuesit e revoltuar duhen dëgjuar dhe se PD bëri gjithçka për ta kontrolluar revoltën e tyre me 8 dhejtori. Përndryshe – theksoi Berisha – revolucioni demokratik i tyre nuk do të ndalet.
Fjala e plotë:
Revolta e fuqishme e 8 dhjetorit, më e madhja që nga rrëzimi i shtatores së Enver Hoxhës, flakët e bunkerit Rama që është shtatorja bis e Enver Hoxhës, kërkojnë përshtatjen e rendit të ditës me kërkesat e popullit të revoltuar. Është gabim me pasoja shumë të rënda nëse ne nuk pasqyrojmë sot në punën e kuvendit atë revoltë të thellë që vërshtoi dhe çau rrugë e sheshe të Tiranës, pikërisht kundër këtij buxheti, kundër atij zotërie që e ka shndërruar këtë qeveri në organizatë krimaneke, me lidhjet e saj me kriminelë, trafik droge, tendera e vjedhje. Nuk ishin flakë për çelikun, por flakë për urrjetjen që ka mblellë ai, për mjerimin që ka mbjellë, flakë për shpresat e djegura e të vrara nga ky zotëri që po pasurohet në mënyrën më marramendëse në dy vjet.
Flakë për lidhjet e tij me Shullazin e krimin, flakë për dekorimin e xhelatëve të diktaturës, flakë për spastrimin etnik që po u bën shqiptarëve, për largimin e rreth 100 mijë shqiptarëve nga Shqipëria. Ndaj një njeriu që s’ka asnjë projekt, s’ka përfunduar asnjë km rrugë, por u tregon shqiptarëve nga mëngjesi në darkë hekurat e burgun. Mblidhe kryesinë e grupeve parlamenrare, vendosni për të abroguar këtë rend dite, që nuk shkon kërkund me valën e fuqishme që ka shpërthyer. Me 8 dhjetor ia dolëm ta menaxhojmë. Bëmë gjithçka që ajo të mos fshinte nga vendi ku ndodheshin tempujt e urrejtes që ka shndërruar Edi Rama. Bënë gjithçka për të kontrolluar reovltën e njerëzve deri në palcë. Por durimi i tyre ka një kufi. Ndaj është mirë që të marrim paqësisht kërkesat e tyre. Përndryshe revolucioni nuk ka të ndalur. E vërteta është se siç fshimë etërit tuaj 25 vite më parë, edhe më keq do t’u bëjnë binjve të tyre.