Afria dhe ndryshueshmeria e tyre jane te kuptueshme si pasqyruese te kushteve historike te mbijeteses se tyre. te dy keta faktore ne asnje periudhe nuk kane arritur ne pikat kulmore, pra te ndajne prerazi apo te bashkojne njesueshem keto dy qendra, te cilat ruhen sot e kesaj dite si nje shfaqje konkrete zgjedhjesh sa te aferta aq edhe te ndryshme. Si te tilla, ato jane deshmi te pazevendesueshme si ne fushen ndertimore, ashtu edhe historike ne pergjithesi...
Prej shek XIII, e deri ne ditet e sotme, Berati dhe Gjirokastra shfaqen me afri te dallueshme ne dinamiken e zhvillimit te tyre, duke permendur se pari, fillimin e daljes se qendres se banuar prej mureve rrethuese ne shek. XIII-XIV, pra krijimin e qytetit te hapur perreth fortifikimit. Ne te dyja qendrat, formulimi urbanistik ndjek zhvillimin e njohur spontan. Ndertimet ne qytetin e hapur i perkasin kryesisht banesave, krahas qendres zejtaro-tregtare dhe ndertimeve te kultit.
Ndertimet e kultit mysliman dhe kristian ndeshen ne te dy qendrat, duke ndjekur ato programin e standardizuar te kesaj kategorie ndertimore. Per arsye te njohura, ne Berat me histori te lashte, ndertimet e para te kultit jane ato kristiane. Gjurme te periudhes paleokristiane nuk ruhen, ndersa tre kisha te shek. XIII-XIV, ato te Vllahernes, e Shen Triadhes ne hapesiren brenda kalase dhe e Shen Mehillit, jashte saj, te tipit kryq i brendashkruar, ruhen ne gjendje te mire. Kishat vazhdojne te ndertohen ne Berat edhe me vone, gjate shek. XVII-XIX, nga te cilat permendim katedralen e Shen Merise (1797) ne kala, dhe baziliken trenefshe (1864) ne lagjen Gorice. Ne keto kisha, ndeshim vlera te rendesishme arti ne gjinine e piktures murale dhe ikonave, nder te cilat permendim veprimtarine e piktorit Onufri, te sheh XVI i cili krijoi nje shkolle te vecante. Ndryshe, ndertimet e kultit ne kristian ne Gjirokaster, jane me te vona dhe me vlera me modeste. Ne kete qender jane ndertuar vetem dy kisha, ajo e Shen Todrit (1784) dhe ajo e Shen Mehillit (1833).
Ndertimet me te hershme te xhamive i ndeshim ne Berat ne Xhamine e Kuqe (shek. XV) ne kala; ne Xhamine Mbret (shek. XV) ne qytetin e hapur, ne lindje te kalase. Per t’u permendur jane edhe Xhamia e Plumbit (1553-1554), ndertuar prej familjes feudale shqiptare te Skurajve dhe ajo e Beqarve (1827). Teqeja e Helvetive eshte nje veper me vlera te medha arkitekturore.
Ndertimet e kultit mysliman shfaqen ne shek. XV me pushtimin osman te vendit!
Afrite thelbesore te ketyre dy qendrave, predominojne mbi dallimet duke i shfaqur ato si qendra qytetare komplementare per nga funksionet dhe zgjidhjet, gjithe duke qene keto me dallime te kuptueshme ne kontekstin e dhene historik me partikularizma te kuptueshme. Keto dy qendra ruajne nje shkalle te larte autenticiteti per disa arsye. Prapambetja e Shqiperise ne krahasim me vendet e tjera ballkanike pengoi zevendesimin e tyre me ndertesa bashkekohore. Kompozimet me vlera te ketyre banesave i perballuan kerkesat e reja te kohes dhe se fundi venia ne mbrojtje e tyre ne vitin 1961, te hershem ne kete gjini monumentesh, shpjegojne shkallen e larte te autenticitetit. Po t’i shtojme kesaj te vertete restaurimet sistematike te ketyre qendrave bazuar forte mbi Karten e Venecias, atehere vlera e tyre historiko-kulturore merr permasat e duhura.
Do te thoshim pa medyshje se ne arealin ballkanik, per arsye te ndryshme nuk kane mbetur njesi te tilla me vlera shumeplaneshe dhe shkalle te duhur autenticiteti. Ne kete kendveshtrim, keto qendra qytetare nuk do te perfaqesojne vetem nje arritje shqiptare ne kete fushe, por edhe ato ballkanike e me gjere. Komplementariteti i ketyre dy qendrave bazohet ne bashkesine konceptuale te funksioneve dhe zgjidhjeve te tyre, gjithe duke mos qene ato ne forme klishesh. Perkundrazi, te ndikuar prej faktoreve dytesore, zgjidhjet konkrete per secilen qender, jane me vecanti lokale, pa cenuar thelbin e perbashket konceptual.
Keshtu, Berati dhe Gjirokastra, si qendra komplementare do te jene me vlera unikale per te deshmuar karakterin dhe tiparet e qytetit shqiptar dhe atij ballkanik gjate shekujve XVIII-XIX, krahas fortifikimeve dhe ndertimeve te kultit, ndertuar ne periudha me te hershme.
Nga prof. dr Emin Riza : Gazeta Koha Jone











