Berat problem mbeturinat

Berat, problem mbeturinat

Qyteti i Beratit, një nga vendet turistike më të vizituara nga të huajt, gjatë fundjavave vuan problemin e madh të mbetjeve urbane. Ato nuk pastrohen duke krijuar një pamje shumë të rëndë jo vetëm për të huajt, por edhe banorët që vuajnë pasojat e vazhdueshme të këtij fenomeni.

“Firma e përgjegjësit për pastrimin duhet të jetë më e kujdesshme. Qytetarët vetë janë të pakujdesshëm dhe ka mbeturina plot”, ankohen ata. Bashkia ia ka besuar pastrimin e qytetit firmave private, ndërsa ka për detyrë kontrollin e zbatimit korrekt të kontratës për pastrimin e qytetit çdo ditë.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama